Liverpooli kampion i ri i Evropës (VIDEO)

 
 

Liverpooli është kampion i ri i Evropës! “Redsat” shënuan fitore me rezultat 2:0 ndaj Tottenhamit, në ndeshjen finale të Champions League, e cila u zhvillua në stadiumin “Wanda Metropolitano” në Madrid. Mohamed Salah nga penalltia e Divock Origi janë shënues dhe trimat e fitores, por pa e lënë anash edhe portierin Alisson që ka pritur disa goditje të forta të Dele Allit, Sonit e Harry Kanes.

 

Jurgen Klopp, trajner i Liverpooli, është në qiellin e shtatë së bashku me yllin nga Kosova dhe reprezdentuesin e Zvicrës, Xherdan Shaqirin që nuk luajti asnjë minutë por qëndrojë në bankë. Ky është titulli i gjashtë i Evropës në histori të kësaj gare të madhe, kurse Tottenham lëshoi mundësinë që pë herë të parë që të fitojë këtë trofe. Tottenham luajti shumë mirë, pati posedimin e topit por nuk mjafton kur nuk shënon.

Pas 14 viteve LIverpooli fiton trofeun, pasi që së fundi e kishte fituar në vitin 2005 në Stamboll.

 

Please follow and like us:
235555
Top