Kaliforni, ankand i makinave unikate

Super-makina e kompanisë Meklaren do të vihet në ankand në Kaliforni këtë verë. Bëhet fjalë për një nga pesë super-makinat e prodhuara nga Meklareni në vitin 1998, e cila është ëndrra e shumë fansave të automobilizmit.

“Kjo veturë është nga koleksioni privat i një zotëriu i cili dëshiron të mbetet anonim. Do ta shesim makinën në emrin e tij në Monterej. Ai posedon rreth 30 makina të cilat ne do t’i shesim për atë dhe duhet të them se kjo makinë është një nga ekzemplarët më të mirë nga koleksioni i tij. Presim të arrijë çmim nga 12 deri në 15 milionë dollarë amerikan”, tha Ian Keleher, menaxher.

Ankandit, i quajtur Kalifornia Monterej, duhet të mbahet më 13 gusht. Këtë super-makinë e vlerësojnë si një nga ekzemplarët më të vlefshëm të cilët do të eksponohen.

“Ka performansa të një makine sportive, por edhe tingëllon ashtu. Ka 680 kuaj fuqi. Makinë e jashtëzakonshme. Ju lë pa fjalë. Është shumë mahnitëse, sidomos kur do të dëgjoni se si punon. Ekzistojnë vetëm pesë të këtilla në botë”, u shpreh Ian Keleher, menaxher.

Ky Meklaren ka tri ulëse. Përveç kësaj makine, në ankand do të ofrohen edhe makina të tjera sportive të vitit 1950 dhe 1960, mes të cilëve edhe Porshe, Ferari, Jaguar dhe Bugati. Alsat M

Please follow and like us:
183547
Top