I pengojnë këmbanat e kishës dhe të gjedheve, holandezja mbetet pa shtetësi zvicerane

16:36:09                2016-06-30

 

 

 

 

Në fund të nëntorit të vitit të kaluar, Këshilli komunal i Gipf-Oberfrick në Zvicër, ia ka refuzuar shtetases holandeze natyralizimin. Por, në mënyrë të padrejtë, ka reaguar Këshilli qeveritar i Kantonit Aargau.

 

 

 

Këshilli komunal i Gipf-Oberfrick, do të duhet të vendosë për herë të dytë lidhur me rastin e kërkesës për shtetësi zvicerane të holandezes, Nancy Holten. Gruaja holandeze ishte bërë e famshme në medie me kërkesat e saj që të ndaloheshin këmbanat e kishës dhe ato të gjedheve gjatë mëngjesit.

 
Këshilli qeveritar tashmë e ka miratuar ankesën e holandezes, për vendimin negativ të Këshillit komunal për shtetësi zvicerane. Një lajm të tillë e ka bërë të ditur Departamenti kantonal për ekonomi dhe çështje të brendshme (DVI), ndrsa njofton „Shtegu.com“.

 
Qëndrimi i saj lidhur me konsumimin kritik të mishit, trajtimin e kafshëve të cirkut dhe këmbanave të zëshme, kanë qenë argumente të mjaftueshme që asaj t`i mohohet e drejta për natyralizim. Por, Këshilli qeveritar kantonal është i mendimit se këto janë qëndrime personale të një individi dhe se holandezja i përmbushë të gjitha kritetret për tu pajisur me shtetësi zvicerane.

Top