Futbollisti zelandas i krishterë bie në sexhde për nderim të viktimave të sulmit terrorist (VIDEO)

Kosta Barbarouses nga Zelanda e Re, futbollisti i Melbourne Victory, ekip australian, ka nderuar viktimat që vdiqën në dy xhami në Christchurch të premten. Bebarouses, pasi shënoi golin e parë në minutën 24, ka rënë në sexhde, në shenjë të të gjithë myslimanëve që vdiqën në xhami derisa ishin duke e falur xhumanë, transmeton Koha.net, përcjell gazeta Koha.

 

Embedded video

Joshua Thomas@Joshua_Thomas97
 
 

A very classy celebration from @KostaBarb7 after yesterday’s horror in Christchurch.

 
51 people are talking about this
 
 

Victory fitoi 2 me 1 ndaj Brisbane Roar të shtunën mbrëma, derisa Barbarouses shënoi edhe golin e dytë në minutën 39. Futbollisti u pa shumë i emocionuar derisa ka rënë në sexhde, e që më pas kishte treguar para mediave që e kishte bërë në shenjë për t’i nderuar 49 viktimat e të premtes.

“Jam shumë i emocionuar. Ndoshta kjo fitore s’do të thoshte shumë për ta, por unë sot i kujtova ata”, ka thënë ai për Fox Sports.

Please follow and like us:
183547
Top