Franziska Teuscher në garë për presidente të kryeqytetit

06:51:08                 2016-11-04

 

 

 

 

 

Më 27 nëntor të këtij viti, Qyteti i Bernës do të mbajë votimet për zgjedhjen e presidentit të tij, i njohur shkurtimisht si „Stapi“. Në mesin e tre kandidatëve kryesorë, gjendet edhe politikanja e gjelbër Franziska Teuscher, e cila rrjedhë nga një familje politikanësh. Ajo është mbështetëse e madhe e integrimit dhe premton se Berna do të jetë kryeqytet i integrimit, pasi në te jetojnë njerëz nga 160 kombe. Për të bërë një bashkëjetesë më të mirë në këtë shoqëri, duhet të përkujdesemi sa më tepër.

 

 

 

Portrait von Franziska Teuscher, Biologin aus Bern, Nationalraetin der GPS des Kantons Bern, aufgenommen am 08. Dezember 2011 in Bern. (KEYSTONE/Gaetan Bally)

 

 

 

Zonja Teuscher premton se gjatë mandatit të saj do të luftojë për të krijuar një strehim të përballueshëm për të gjithë, ndërsa fëmijëve do tu mundësojë arsimim të shkëlqyeshëm. Të përkujtojmë se në muajin prill të vitit të kaluar, ajo ishte e pranishme në inaugurimin e xhamisë së re në Europaplatz të Bernës. Zonja Teuscher nuk ka hezituar asnjëherë që tu dalë në ndihmë refugjatëve.

 

 

 

https://www.franziska-teuscher.ch/

Top