EMOCIONUESE: Studenti belg humbë jetën, familja i dhuron organet e tij

42 Lexime

10:15:43                2016-03-26

 

 

 

Njëzetvjeçari Leopold Hecht, gjatë atentatit vetëvrasës në Belgjikë, kishte pësuar lëndime të rënda, të cilave nuk u kishte mbijetuar dot.

 

 

 

Familja e një studenti njëzetvjeçar belg, i vrarë gjatë atentatit në Bruksel, ka vendosur që të dhurojë organet e tij, me shpresë se „një gjë e tillë do të shpëtojë një jetë, apo do të ndihmojë ndonjë person“, shkruajnë mediet belge, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

„E dimë se një vendim i tillë do t`i pëlqente edhe atij, edhe pse asnjëherë më parë nuk e kishte shprehur“, ka pohuar të enjten e ëma e Leopold Hechtit, duke theksuar se vendimi ishte sjellë pas shumë debateve në familje.

 

 

 

„Një gjë e tillë do t`i shtonte edhe më tej vlerat e shpirtit të tij. Vendimin e sollëm nga e martja në të mërkurë. Jemi duke shpresuar se dhurimi i organeve të tij do të shpëtojë një jetë, apo do të ndihmojë ndonjë person“, ka precizuar ajo.

 

 
Leopold Hecht, njëzetvjeçar, student i Juridikut në Universitetin Saint-Louis në Bruksel. Ai ishte lënduar rëndë gjatë atentatit vetëvrasës në Blegjikë dhe nuk u kishte mbijetuar plagëve të marra.

 

 

 

„Ishte një student i shkëlqyeshëm, i pranishëm gjithnjë në radhët e para të auditoriumit. Ai i komentonte artikujt jurisikë në revistën e St-Louis dhe u ndihmonte shumë studentëve të tjerë“, ka pohuar një shok i tij i studimeve.

 

 

 

„Ishte një intelektual i vërtetë, i bindur se obskurantizmi mund të pësojë disfatë vetëm me fjalë. Ne nuk jemi të zemëruar për ate që i ka ndodhur, por nuk ia dëshirojmë askujt një gjë të tillë“, ka përfunduar nëna e tij.

 

 

 

Të mërkurën, studentët kishin imrpovizuar një memorial në hyrje të Unioversitetit, duke ndezur qirinj e duke shkruar fjalë përkujtimi dhe duke vendosur lule për nderë të viktimës.