Belgjika duhet ta ratifikojë protokollin e NATO-së deri në fund të këtij viti

Bruksel, 13 mars – Protokolli aderues për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO duhet të ratifikohet në Parlamentin e Belgjikës deri në fund të këtij viti, por afate precize akoma nuk ka, thonë për MIA-n nga Ministria e Punëve të Jashtme të Belgjikës.

Për dallim nga spekulimet e para në opinion, për protokollin aderues nuk duhet të votojnë shtatë parlamentet e vendit, por vetëm ai federal, thonë për MIA-n nga Ministria.

“Vetëm Parlamenti federal duhet ta ratifikojë, ndërsa tërë procedura duhej të përfundonte deri në takimin e liderëve të NATO-së në Londër deri në fund të vitit”, qëndron në përgjigjen me shkrim nga MPJ-ja e Belgjikës deri te MIA.

Burimet diplomatike të Belgjikës thonë se nuk priten kurrfarë pengesa, as politike as teknike, tani për tani në procesin e ratifikimit, dhe se tani për tani nuk është caktuar datë për ratifikimin në Parlamentin e Belgjikës./koha.mk

Please follow and like us:
183547
Top