Arkitekti zviceran do ta ndërtojë minaren më të lartë në botë

19:40:34              2016-04-10
Arkitekti spanjollo-zviceran, Santiago Calatrava Valls, do të ndërtojë një rrokaqiell i cili do të jetë më i lartë se rrokaqielli më i lartë në botë, ndërsa për nga forma do t`i ngjajë një minareje.

 

 

 

Dubaï do të ndërtojë rrokaqiellin më të lartë në botë që do të jetë më i lartë se ai tanishmi, Burj Khalifa, i cili do të arrijë lartësinë prej 828 metrash. Rrokaqielli, i cili do të kushtojë rreth 1 miliard dollarë, do të jetë „pak më i lartë“ se Burj Khalifa, ka deklaruar në një konferencë shtypi, kryetari i Emaar, Mohamed Alabbar.

 

 

 

Ai ka shtuar se lartësia e projektit do të publikohet pas përfundimit të punimeve, duke nënvizuar se kompania e tij, këtë rrokaqiell do ta paraqesë në formë të „dhuratës për Dubain para vitit 2020“.

 

 

 

I projektuar nga arkitekti spanjollo zviceran, Santiago Calatrava Valls, rrokaqielli do të jetë i pajisur me një platformë vëzhgimi, për më shumë se 20 kate të cilat do të kenë restorante e hotele, ka precizuar M. Alabbar, duke iu referuar shkrimeve të „20 Minutes“, njofton „Shtegu.com“.

 

 

 

Burj Khalifa kishte kushtuar 1,5 miliard dollarë. Inaugurimi i tij u bë në janar të vitit 2010, ndërsa llogaritet si stoli e Dubait, i cili vitin e kaluar kishte tërhequr mbi 14 milionë turistë.

 

 

 

M. Alabbar e ka përshkruar projektin si „monument elegant“ i cili do të jetë pjesë e një projekti zhvillimor, i udhëhequr nga kompania e tij, përgjatë brigjeve të Dubaï Creek. Rrokaqielli i cili në tokë do të përforcohet nga kabllo, për nga forma dhe struktura do t`i përngjajë një minareje të xhamisë.

Top